Armatimet amerikane, "të pambrojtura nga sulmet kibernetike"

Amerika

Armatimet amerikane, "të pambrojtura nga sulmet kibernetike"

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 22:25
Armët amerikane

Armët amerikane janë të pambrojtura ndaj sulmeve kibernetike për shkak të vonesave nga ana e Pentagonit në fushën e sigurisë kibernetike dhe të vështirësive për të rekrutuar specialistë, sipas një raporti të një auditi qeveritar të publikuar sot.

Në këtë dokument, Zyra Qeveritare e Përgjegjësisë (GAO), thekson se “pajisjet ushtarake amerikane janë gjithnjë dhe më të lidhura në rrjet”.

“Avionët luftarakë janë të mbushur me kompjutera dhe sensorë, komandimi operacional bëhet në një ekran gjigant, ushtarët dallohen në terren falë GPS-ve dhe anijet e ‘US Navy’ janë gjithnjë dhe më të informatizuara”, vazhdon GAO-ja, përcjell Atsh.

Keto kompjutera dhe sensorë i bëjnë ushtarët më efikasë por gjithashtu edhe më vulnerabër ndaj sulmeve informatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat