Kavanaugh: Nuk do të lejoj që "akuzat e rreme" ta përmbysin procesin e nominimit

Amerika

Kavanaugh: Nuk do të lejoj që "akuzat e rreme" ta përmbysin procesin e nominimit

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 09:43
Brett Kavanaugh

Brett Kavanaugh, i nominuari i presidentit amerikan, Donald Trump për gjykatës në Gjykatën Supreme, ka thënë se ai “nuk do të lejojë akuzat e rreme” që ta largojnë nga procesi i nominimit.

Duke folur për Fox News të hënën, Kavanaugh ka thënë se ai “nuk do të shkojë askund” pavarësisht supozimeve për sjellje të keqe seksuale.

Ai ka folur vetëm një ditë pasi një shoqe e klasës në Universitetin Yale, Deborah Ramirez ka thënë se ai ka pasur sjellje të keqe në një festë, sa të dy kanë qenë të rinj.

Kavanaugh tanimë ka hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër tij.

Akuzuesja e parë, Christine Blaesy Ford, do të dëshmojë para Komitetit Gjyqësor të Senatit të enjten, e pasuar nga dëshmia e Kavanuangh.

Emërimi i Kavanaugh në Gjykatën Supreme do të përbënte fitore të madhe për administratën e Trumpit, pasi ky institucion do të mund të miratonte ligje në të mirë të konservatorëve në vjetët e ardhshme.

Ai është paraqitur në Fox News së bashku me gruan e tij, Ashley, të hënën, derisa republikanët janë duke shtyrë përpara nominimin e tij.

Kavanaugh ka thënë se “kurrë nuk ka ofenduar askënd seksualisht, në shkollë të mesme apo kudo”.

“Ne jemi duke kërkuar proces të drejtë ku unë mund të mbrojë integritetin tim dhe të dhënat afatgjata për promovimin e barazisë dhe dinjitetit për gratë, duke nisur me gruan që më ka njohur kur ka qenë 14 vjeç”, ka thënë ndër të tjera ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat