Zv/prokurori i përgjithshëm amerikan mund të shkarkohet

Amerika

Zv/prokurori i përgjithshëm amerikan mund të shkarkohet

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 18:46
Rod Rosenstein

Zëvendësprokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Rod Rosenstein, i cili mbikëqyr hetimet e këshilltarit të posaçëm mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, shkoi në Shtëpinë e Bardhë, pas raporteve se do të shkarkohet nga presidenti Donald Trump, raportojnë mediat amerikane.

Disa nga to, përfshirë New York Times dhe Washington Post, thonë se Rosenstein pritet të shkarkohet, pas publikimit të raporteve se ai ka diskutuar mënyra për largimin e Trumpit nga zyra, për shkak të "paaftësisë së tij".

Nuk është ende e qartë nëse do të shkarkohet apo japë dorëheqje.

Vëzhguesit thonë se largimi i tij do t'i linte hetimet në rrezik.

Rosenstein ka luajtur rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e hetimeve që po bën këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, ndaj dyshimeve se fushata e Trumpit ka bashkëpunuar fshehurazi me Rusinë për t'i ndikuar zgjedhjet e vitit 2016.

Trump vazhdimisht i ka cilësuar hetimet si "gjueti shtrigash".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat