74 të vdekur nga tajfuni në Filipine

Amerika

74 të vdekur nga tajfuni në Filipine

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 22:25
Filipine

Numri i të vdekurve nga goditja e tajfunit Mangkhut në Filipine ka arritur në 74, ndërsa 55 persona janë shpallur të zhdukur, për shkak të rrëshqitjeve të tokës në krahinat veriore, njoftoi policia.

Sipas një raportimi nga rajoni verior Cordillera, numri i të vdekurve ka arritur në 60 persona, ku përfshihet provinca e Benguet, ku një rrëshqitje masive mbuloi një zonë të minierës në qytetin Itogon, transmeton ATSH.

“Gjithashtu, 52 të zhdukur kanë qenë nga Cordillera,” sipas zëdhënësit të policisë kombëtare, mbikëqyrësi i lartë, Benigno Durana.

“Qindra oficerë policie, ushtarë, punonjës të emergjencave dhe vullnetarë kanë dhënë ndihmën e tyre duke gërmuar baltën e trashë dhe mbeturinat e tjera për të kërkuar të zhdukurit në zonën e minierës, në Itogon”, deklaroi Durana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat