Republikanët kërkojnë të shtyhet votimi për gjykatësin Kavanaugh

Amerika

Republikanët kërkojnë të shtyhet votimi për gjykatësin Kavanaugh

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 17:52
Brett Kavanaugh

Disa republikanë kërkuan që votimi për Brett Kavanaugh, i emëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, për gjykatës të Gjykatës Supreme të SHBA-së, duhet të ndalet, derisa të dëgjohen akuzat kundër tij për sulme seksuale.

Thirrja vjen pasi Christine Blasey Ford e akuzoi Kavanaugh për sulm ndaj saj në fillim të viteve 1980.

Kavanaugh i mohon akuzat, të cilat kanë dalë pak ditë përpara se Komiteti Gjyqësor i Senatit të votojë për postin.

Edhe Kavanaugh, edhe Ford thanë se janë të gatshëm të dëshmojnë para panelit.

Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway, tha se Ford "nuk duhet të fyhet ose injorohet" dhe se duhet të dëshmojë nën betim.

Senatori republikan i Arizonës, Jeff Flake, tha se dëshmia e Ford duhet të dëgjohet.

"Duhet ta dëgjojmë. Dhe mendoj se nuk jam i vetmi që mendoj kështu", tha Flake.

Republikani Bob Corker tha se votimi duhet të shtyhet derisa Ford të dëgjohet, ndërsa rebublikania Lisa Murkowski tha se shtyrja është "dicka që duhet të konsiderohet".

Demokratët po ashtu kërkuan shtyrje të votimit derisa çështja të hetohet.

Akuzat e Ford u bënë publike në fundjavë, ndërsa votimi për Kavanaugh është planifikuar për të enjten.

Gjykata Supreme është shpesh fjala e fundit për ligjet e diskutueshme dhe nëntë gjyqtarët e saj kanë një ndikim të madh në jetën politike amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat