Florence nuk është më një stuhi tropikale - Bota Sot
Florence nuk është më një stuhi tropikale

Amerika

E mërkurë, 26 shtator 2018

Florence nuk është më një stuhi tropikale

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 19:16
Qendra e uraganëve thotë se sot mund të ketë tornado në mbarë Karolinën e Veriut dhe në pjesën lindore të Karolinës së Jugut.

Florence nuk është më një stuhi tropikale. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve, ajo është dobësuar, por megjithatë, përmbytjet dhe vërshimet e lumenjve do të vazhdojnë në një pjesë të madhe të Karolinave.

"Ajo vazhdon të jetë një stuhi katastrofike, që përbën rrezik për jetën.” Kështu tha metereologu Zack Taylor për Florencën, që i mori jetën 12 njerëzve.

Pasi të pushojnë shirat, situata e fatkeqësisë pritet të vazhdojë me ditë ose javë të tëra, në kushtet kur lumenjtë kanë dalë nga shtrati.

Ndërsa vazhdon të lëvizë me ngadalë, Florence vazhdon të sjellë shira të rrëmbyer në zonat ku kalon, në pjesën perëndimore të Karolinës së Veriut, në veriun e Karolinës së Jugut e deri në Virxhinians jugore.

Qendra e uraganëve thotë se sot mund të ketë tornado në mbarë Karolinën e Veriut dhe në pjesën lindore të Karolinës së Jugut.

Sot dhe nesër Florence pritet të lëvizë më shpejt, drejt shteteve verilindore Amerikës dhe më pas të rikthehet në oqean.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test