SHBA: Celularët do të testohen me mesazhe “alarmi” nga administrata e Trump

Amerika

SHBA: Celularët do të testohen me mesazhe “alarmi” nga administrata e Trump

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 13:32
Donald Trump

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, do të dërgojë një mesazh tek të gjithë celularët në Shtetet e Bashkuara, të enjten, për të testuran një system alarmi që paralajmëron emergjencat kombëtare dhe për rrezikshmëri të mundshme.

Mesazhi përmban fjalët “Alarm presidencial”, raportuan Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave. Celularët do të kenë një tingull të fortë të shoqëruar me dridhje, me të cilën dërgohet mesazhi.

Testi po mbahet për të siguruar nese funksionon tek të gjithë celularët në rast emergjencash. Ish presidenti amerikan, Barack Obama, kishte nënshkruar një ligj më 2016, duke kërkuar nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, të krijojë një system që lejon presidentin të dërgojë alarme lidhur me kërcënimet e sigurisë publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat