Kaliforni, vret gruan dhe 4 persona të tjerë. Në fund vetëvritet

Amerika

Kaliforni, vret gruan dhe 4 persona të tjerë. Në fund vetëvritet

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 09:15
Kaliforni

Një burrë amerikan ka vrarë 5 persona, përfshirë gruan e tij, dhe më pas ka vrarë edhe veten në dy sulme me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Bejkërsfilld të Kalifornisë.

Ky person, së bashku me gruan e tij, shkoi në një biznes kamionësh ku vrau dy burra dhe gruan e tij. Vrasësi pastaj u fut në një vendbanim tjetër, ku vrau dy njerëz të tjerë.

Pasi rrëmbeu një automjet që kishte brenda një grua dhe një fëmijë, burri u përball me një polic dhe vrau veten.
Policia ende po heton motivet pas vrasjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat