Mattis paralajmëron Assadin

Amerika

Mattis paralajmëron Assadin

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 22:11
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis paralajmëroi presidentin sirian, Bachar al-Assad, se rrezikon masa ndëshkuese nëse përdor armë kimike në sulmin ndaj Idlebit, bastioni i fundit më i madh rebel në Siri.

”Në Idleb, po ndjekim nga shumë afër veprimet e regjimit të Assadit, i mbështetur dhe i nxitur nga iranianët dhe rusët”, deklaroi Mattis në një takim me gazetarët.

Kreu i Pentagonit sqaroi se aktualisht nuk kemi asnjë provë për ndonjë kapacitet kimik të opozitës siriane, pavarësisht se Rusia e pohon një gjë të tillë.

Rusia rikonfirmoi sot se rebelët sirianë po përgatisin inskenimin e një sulmi të rremë kimik që më pas do t’i atribuohet regjimit pranë Idlebit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat