Përplaset autobusi me kamionin, 7 të vdekur dhe shumë të plagosur

Amerika

Përplaset autobusi me kamionin, 7 të vdekur dhe shumë të plagosur

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 09:15
Pamje nga aksidenti

Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një autobusi me një kamion në shtetin e New Mexico, në juglindje të SHBA.

Bilanci pritet të rëndohet, për shkak se një pjesë e mirë e 49 personave që ndodheshin në autobus, mes tyre fëmijë, janë shtruar në spital, në gjendje të rëndë.

Autobusi i përkiste flotës së kompanisë historike amerikane të transportit “Greyhound”.

Autobusi ishte nisur nga qyteti i St. Louis drejt Los Angeles.

Nga rindërtimi i ngjarjes, mësohet se kamioni doli në korsinë e gabuar, duke u përplasur me autobusin.

Lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e kësaj të enjteje, hetimet janë në vijim.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat