Brazili rrit numrin e forcave policore pas sulmit ndaj migrantëve

Amerika

Brazili rrit numrin e forcave policore pas sulmit ndaj migrantëve

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 08:35
Brazil

Brazili do të dërgojë trupa dhe forca të shtuara policore në qytetin kufitar, Pakaraima, pjesë në të cilin janë sulmuar dhe janë vënë në flakë kampet e migrantëve nga Venezuela.

Presidenti Michel Temer ka mbajtur një takim urgjent të dielën, teksa tensionet rajonale janë ngjallur pasi Venezuela është prekur nga një krizë e personave që po ikin nga ky shtet.

Venezuela i ka kërkuar vendit fqinj të ofrojë siguri për qytetarët e saj.

Në Ekuador, banorët e dëshpëruar të Venezuelës është raportuar të kenë kaluar kufirin duke mos përfillur rregullat e reja të hyrjes në një tjetër shtet.

Qindra persona janë bllokuar të shtunën, pasi Ekuadori ka miratuar rregulla të reja, sipas së cilave banorët e Venezuelës që kalojnë nga Kolumbia duhet të kenë pasaporta valide dhe jo vetëm dokumente tjera identifikimi.

Shumica e migrantëve janë nisur drejt jugut për t’u bashkuar me pjesëtarë tjerë të familjes nga Peruja dhe Kili. Ata po kërkojnë kushte më të mira të jetës, pas përkeqësimit të krizës ekonomike në Venezuelë, që ndikuar në rritje të inflacionit dhe përgjysmim të produkteve ushqimore dhe atyre mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat