Kjo është pasuria e Bill Clintonit

Amerika

Kjo është pasuria e Bill Clintonit

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 18:25
Trump dhe Clinton

William Jefferson Clinton feston sot ditëlindjen e 72, dhe shumë shqiptarë ia kanë uruar atij.

Bill Clinton ishte vendimtar në intervenimin e NATO-s në Kosovë dhe në ndaljen e gjenocidit serb në vendin tonë.

Ai është kritikuar në vazhdimësi për një varg çështjesh, por edhe është lavdëruar për të tjera. Ai e vuajti për shumë gjatë aferën me Monica Lewinskin, punëtore në administratën e tij. Por, ai refuzoi që t’i kërkonte falje asaj.

Sidoqoftë, Bill Clinton e ka rritur ndjeshëm pasurinë pas daljes nga Shtëpia e Bardhë më 2001. Vlera e pasurisë së tij aktualisht shkon në 80 milionë dollarë. Ai dhe bashkëshortja e tij janë akuzuar se kanë përdorur lidhjet politike për të ngritur pasurinë e tyre.

Aktualisht, Clinton po e promovon librin e tij “The President is Missing” të bashkëshkruar me James Paterson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat