Aksidenti fatal, vdesin 12 tifozë të Barcelonës…së Guayaquilit - Bota Sot
Aksidenti fatal, vdesin 12 tifozë të Barcelonës…së Guayaquilit

Amerika

E premte, 21 shtator 2018

Aksidenti fatal, vdesin 12 tifozë të Barcelonës…së Guayaquilit

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 12:43
Aksidenti rrugor ndodhi rreth orës 21:30 të së dielës, në aksin rrugor Cuenca-Molleturo

Plot 12 të vdekur dhe 30 të plagosur, ky është bilanci i aksidentit rrugor që përfshiu një autobus me tifozë të ekipit ekuadorian të Barcelonës së Guayaquilit, skuadra më popullore e vendit amerikano-latin.

Aksidenti rrugor ndodhi rreth orës 21:30 të së dielës, në aksin rrugor Cuenca-Molleturo. Ai po kthehej nga qyteti i Cuencas, drejt qytetit bregdetar të Guayaquilit, nga ku vjen edhe klubi që mban emër të njëjtë me Barcelonën e Katalonjës, me ngjashmëri thuajse identike në stemë, flamur e uniformë.

Tifozët ishin duke u kthyer pasi kishin mbështetur ekipin e zemrës në sfidën Deportivo Cuenca-Barcelona, të mbyllur me barazimin 1-1.

“Bilanci përfundimtar i incidentit është 12 viktima dhe 30 të plagosur. Po marrim masat për t’i dërguar trupat e pajetë në shtëpi”, shkruhet në “Twitter” nga Jose Francisco Cevallos, president i klubit të Barcelonës, njëkohësisht guvernator i provincës së Guayas dhe ish-portier i kombëtares së Ekuadorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test