Shtetësia e prindërve të Zonjës së Parë dhe politika e imigracionit - Bota Sot
Shtetësia e prindërve të Zonjës së Parë dhe politika e imigracionit

Amerika

E diel, 19 gusht 2018

Shtetësia e prindërve të Zonjës së Parë dhe politika e imigracionit

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 20:41
Prindërit e Zonjës së Parë amerikane Melania Trump

Këtë javë prindërit e Zonjës së Parë amerikane Melania Trump u betuan si qytetarë të Shteteve të Bashkuara, duke përfituar nga politikat e imigracionit të bazuar tek familja, të cilën Presidenti Donald Trump e ka kritikuar.

Gazeta New York Times, duke cituar avokatin e imigracionit të Viktor dhe Amalija Knavs, tha se çifti slloven e fitoi nënshtetësinë përmes programit që u mundëson shtetasve amerikanë, në këtë rast vajzës së tyre, të sponsorizojnë të afërm për të marrë shtetësi.

Programi i imigracionit bazuar tek familja, në fuqi që prej vitit 1965, i jep përparësi pranimit të imigrantëve më të afërm që jetojnë ndërkohë në Shtetet e Bashkuara. Sikurse mbajtësit e kartave të gjelbërta amerikane pasi kalojnë procesin e natyralizimit ashtu edhe ata të lindur në SHBA, kanë të drejtë të sponsorizojnë për qëndrim prindërit, vëllezërit e motrat si dhe fëmijët e rritur të martuar.

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur kundër imigracionit bazuar tek familja, duke e quajtur atë "imigracion zinxhir", që lejon terroristë të mundshëm të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Në përgjigje ndaj një sulmi terrorist në New York City më 31 tetor 2017, zoti Trump shkruante: "imigracioni zinxhir duhet të përfundojë tani! Disa njerëz vijnë dhe sjellin gjithë familjen e tyre, të cilët mund të jenë me të vërtetë të këqij".

Në janar, në fjalimin e parë vjetor të Presidentit Trump lidhur me gjendjen e vendit ai tha se "në javët e fundit, dy sulme terroriste në Nju Jork u mundësuan nga ata që kanë ardhur në SHBA me llotari dhe falë imigrimit zinxhir. Në epokën e terrorizmit, këto programe paraqesin rreziqe që ne nuk mund t’i përballojmë më".

Zoti Wildes i tha rrjetit televiziv ABC News të enjten se çifti Knavs u angazhua në "një udhëtim të mrekullueshëm sikurse kanë bërë shumica apo miliona njerëz për marrjen e shtetësisë dhe duke pritur periudhën e kërkuar ... Aplikimi, procesi, intervista nuk ishte ndryshe nga ajo e kryer për çdokënd tjetër”, tha ai.

Çifti Knavs bëri betimin për marrjen e shtetësisë në një ndërtesë federale të enjten të ruajtur nga policia e Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Viktor dhe Amalija Knavs e rritën vajzën etyre Melania në qytetin Sevnicë, ndërsa Sllovenia ndodhej ende nën sundimin komunist. Viktori ishte një tregtar makinash ndërsa Amalija punonte në një fabrikë.

Melania Trump e ndryshoi mbiemrin e saj në Knauss kur nisi punë si modele. Ajo u njoh me Donald Trump-in në New York City në vitin 1998./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test