Zgjedhjet afatmesme në SHBA, gratë thyejnë rekord për nominime

Amerika

Zgjedhjet afatmesme në SHBA, gratë thyejnë rekord për nominime

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 13:18
Në këtë garë do të garohet për 435 ulëse në Dhomës e Përfaqësuesve në Kongres

Zgjedhjet afatmesme në SHBA, kanë sjellë më së shumti gra kandidate se çdo herë më parë në garën për Guvernatore dhe ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres.

Pas mbajtjes së zgjedhjeve primare në katër shtete, aktualisht janë 11 gra të nominuara për guvernatore dhe të paktën 173 për kongres.

Këto rezultate janë vlerësuar si sukses i aktivistëve për gatë në politikë.

Në këtë garë do të garohet për 435 ulëse në Dhomës e Përfaqësuesve në Kongres, 35 nga 100 në Senat dhe 36 nga 50 gara për guvernatorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat