Vazhdon gjyqi ndaj ish-shefit të fushatës së Trumpit

Amerika

Vazhdon gjyqi ndaj ish-shefit të fushatës së Trumpit

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 19:15
Skicë e gjykatës: Rick Gates duke u përgjigjur në pyetjen e prokurorëve në gjykimin ndaj Paul Manafort.

Ish-zëvendësi i Paul Manafort, i cili ka qenë shef i fushatës së presidentit Donald Trump, po dëshmon sot për detaje të reja se si një biznesmen ukrainas ka paguar miliona dollarë për lobim.

Risk Gates po dëshmon sot për të dytën ditë me radhë në gjykimin ndaj Manafortit, i cili akuzohet për mashtrim bankar dhe evazion fiskal.

Gates është deklaruar fajtor në disa akuza të ngjashme dhe ka bashkëpunuar me autoritetet federale.

Në ditën e pestë të gjykimit, që po mbahet në Aleksandria të Virxhinias, Gates dëshmoi se Manafort e kishte udhëzuar atë që të ulte të ardhurat në tatim, duke i raportuar të ardhurat nga jashtë vendit, si kredi.

Gates i tha jurisë më 6 gusht se biznesmeni i pasur ukrainas, e kishte paguar Manafortin për konsulentë politike në Ukrainë, përmes transferove bankare, kryesisht në llogari të hapura në bankat në Qipro, që ishin hapur për Manafortin.

Akuzat kundër Manafortit datojnë para vitit 2016, kur ai shërbeu si shef i fushatës së Trumpit për disa muaj. Ai u tërhoq nga kjo pozitë në gusht të vitit 2016, pas publikimit të lajmeve se ai kishte punuar si lobues për disa politikanë ukrainas, përfshirë edhe ish-presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovych, një njeri i afërt me Moskën.

Gjykimi kundër Manafort është i pari që prej se nisën hetimet nga këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, i cili po heton bashkëpunimin e mundshëm në mes të fushatës së Trumpit dhe zyrtarëve rusë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat