Talibanët dhe zyrtarët e SHBA-së janë takuar në Katar

Amerika

Talibanët dhe zyrtarët e SHBA-së janë takuar në Katar

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 16:51
Alice Wells, zëvendësndihmëse e Sekretarit amerikan të Shtetit.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe talibanët janë takuar këtë javë, me qëllim që të nisin negociatat e paqes, për t’i dhënë fund luftës 17-vjeçare në Afganistan, ka thënë një zyrtar i talibanëve.

Takimi, që ka ndodhur në Katar më 23 korrik, ka ardhur në kohën e rritjes së momentumit në Uashington, Kabul dhe gjetkë, për të gjetur mënyra që t’i jepet fund dhunës.

Zyrtar taliban, i cili ka folur në kushte anonimiteti, i ka thënë Radios Mashaal se përfaqësuesit e talibanëve janë takuar me zëvendësndihmësen e Sekretarit amerikan të Shtetit, Alice Wells, në Doha të Katarit.

“Takimi ka pasur për qëllim përgatitjet për kontaktet e ardhshme. Atmosfera ka qenë e mirë, u bën shkëmbime të dobishme”, u shpreh ky zyrtar.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë komentuar lidhur me këtë takim, por Wall Street Journal, që kishte raportuar për këto bisedime, ka cituar një zyrtar të Departametit amerikan të Shtetit, të ketë thënë se Qeveria afgane ka qenë në dijeni për këtë takim.

“Çdo negociatë lidhur me të ardhmen politike të Afganistanit do të bëhet ndërmjet talibanëve dhe Qeverisë afgane”, citohet të ketë thënë ky zyrtar për Wall Street Journal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat