Trump sërish hedh dyshime mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje

Amerika

Trump sërish hedh dyshime mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 13:36
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sërish sugjeroi se Rusia nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016, të cilat i ka fituar ai.

Ai i bëri komentet në Twitter, disa ditë pasi i ka pranuar konstatimet e komunitetit amerikan të inteligjencës se Rusia ka ndërhyrë.

Trump tha se paraardhësi i tij, Barack Obama, e ka ditur për akuzat për ndërhyrjen e Rusisë, përpara zgjedhjeve të nëntorit, 2016.

"Përse nuk i ka thënë fushatës sonë? Sepse, e tëra është një mashtrim i madh, prandaj", shkroi Trump në Twitter.

Trump vazhdimisht ka hedhur dyshime mbi konstatimet e agjencive amerikane të inteligjencës - të publikuara në një raport në janar të vitit 2017 - sipas të cilave, presidenti rus, Vladimir Putin, ka udhëruar fushatë propaganduese dhe piraterimi kundër zgjedhjeve.

Pasi ka shkaktuar kritika nga ligjvënësit amerikanë dhe të tjerë, pas konferencës me Putinin për këtë çështje, Trump ka thënë se e pranon "kostatimin e komunitetit të inteligjencës për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat