SHBA nuk ka ndërmend të lejojë Rusinë të marrë në pyetje Michael McFaul, ish-ambasador i SHBA-së në Moskë dhe kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin, tha sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.
Po ashtu një debat është zhvilluar edhe për marrjen në pyetje të ish-spiunëve rusë nga SHBA-ja, ku në samitin e Helsinkit, Putin ka deklaruar se do të lejohej një gjë e tillë, por me kusht që të njëjtën gjë ta lejojë edhe Uashingtoni në raport me kërkesat e Moskës.