Shtëpia e Bardhë: Kërcënimi rus ekziston ende

Amerika

Shtëpia e Bardhë: Kërcënimi rus ekziston ende

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 23:26
Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë pohoi sot se kërcënimi i Rusisë ndaj demokracisë amerikane ekziston ende, duke siguruar se deklaratat e Donald Trump për këtë çështje ishin keqinterpretuar.

I pyetur në mëngjes nëse Rusia, e akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane kishte ende në shënjestër SHBA-në, Trump u përgjigj me “jo”.

Zëdhënësja e tij Sanders pohoi se presidenti dhe administrata po punojnë fort për t’u siguruar që Rusia nuk mund të ndërhyjë në zgjedhjet tona, siç ka vepruar në të kaluarën.

“Ne mendojmë që kërcënimi ekziston ende”, theksoi më tej ajo.

Të hënën, drejtori i shërbimeve sekrete amerikane, Dan Coats theksoi vlerësimet e qarta të shërbimeve të tij për ndërhyrjen ruse në presidencialet e vitit 2016 dhe përmendi përpjekjet e vazhdueshme të Moskë për të minuar demokracinë amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat