Obama: Bota po përballet me kohëra "të çuditshme"

Amerika

Obama: Bota po përballet me kohëra "të çuditshme"

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 18:42
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë në fjalimin e tij të parë të profilit të lartë prej kur është larguar nga presidenca, se politikanët që shtyjnë përpara politikën e frikës, të fyerjes dhe kufizimit janë duke lëvizur me një “ritëm që ka qenë i paimagjinueshëm vetëm disa vjet më parë”.

Obama i ka bërë këto deklarata gjatë një fjalimi në Afrikën Jugore për të shënuar 100-vjetorin e lindjes së aktivistit kundër aparteidit dhe ish-presidentit, Nelson Mandela.

Obama nuk ka përmendur pasaardhësin e tij, presidentin amerikan, Donald Trump kur iu bërë thirrje njerëzve për të respektuar të drejtat e njeriut dhe vlerat e tjera për të cilat ai ka thënë se janë nën rrezik, ndonëse në fjalim ka kundërshtuar disa politika të Trumpit.

Obama ka kritikuar “humbjen e trupit në mesin e liderëve politikanë kur iu zbulohet gënjeshtra dhe vetëm mashtrojnë më shumë”.

Obama ka thënë se bota tani përballet me kohëra të “çuditshme dhe të paparshikueshme” në të cilët “personat në fuqi mund të shkatërrojnë secilin institucion që i jep kuptim demokracisë”.

Derisa ka kritikuar ato që i ka cilësuar “politika të të fortëve”, Obama ka thënë se nuk po bëhet alarmues, "mirëpo vetëm po përmend faktet përreth".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat