Trump thotë se Putini me gjasë është “person i pamëshirshëm”

Amerika

Trump thotë se Putini me gjasë është “person i pamëshirshëm”

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 11:56
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai i SHBA-së, Donald Trump gjatë takimit të tyre në Hamburg të Gjermanisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se homologu i tij rus, Vladimir Putin “me gjasë është një person i pamëshirshëm”.

Këto komente Trump i ka bërë në një intervistë për Daily Mail, që është publikuar më 14 korrik. Aty Trump ka thënë se ka qëllim që të rikandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2020.

Trump dhe Putin janë paraparë që të takohen në një samit në Helsinki më 16 korrik.

Pasi gazetari Piers Morgan, e ka përshkruar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un si “diktator të pamëshirshëm”, Trump është pajtuar me të dhe ka thënë se ai përballet me shumë liderë që janë “njerëz mjaft të pamëshirshëm”.

I pyetur nëse ai e konsideron Putinin si të pamëshirshëm, Trump u shpreh : “Nuk mund ta them një gjë të tillë... supozoj se ndoshta është, por unë mund t’i përmend edhe të tjerët. Nuk e njoh (Putinin), e kam takuar disa herë. E takova edhe në takimin e G20-s”.

“Besoj se ne mund t’ia kalojmë mirë”, shtoi Trump, duke iu referuar samitit të paraparë që ka me Putinin.

“Dikush tha a jeni miq apo armiq? Unë thash, është herët për ta thënë, por tash për tash unë them se jemi kundërshtarë”, ka thënë Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat