Tusk: Amerika nuk ka dhe nuk do të ketë aleat më të mirë se Evropa

Amerika

Tusk: Amerika nuk ka dhe nuk do të ketë aleat më të mirë se Evropa

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 14:31
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe lideri amerikan, Donald Trump, foto nga arkivi.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka paralajmëruar presidentin amerikan, Donald Trump në kohën e tensioneve para nisjes të samitit të NATO-s, duke thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara ka “kritikuar Evropën pothuajse në baza ditore” rreth shpenzimeve për mbrojtje dhe i ka bërë thirrje SHBA-së “ të vlerësojë” aleatët.

Tusk ka folur në një konferencë për media pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të re në mes të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, më 10 korrik, një ditë para nisjes së samitit të aleancës Perëndimore në Bruksel.

“Dua t’i drejtohem Presidentit Trump, i cili për një kohë të gjatë ka kritikuar Evropën, gati çdo ditë për ato që ai i konsideron si kontribute të pamjaftueshme”, ka thënë Tusk.

“I nderuari president Trump, Amerika nuk ka dhe nuk do të ketë aleat më të mirë se Evropa”.

Ai ka shtuar: “E dashura Amerikë, vlerësoj aleatët, në fund të fundit nuk është se keni aq shumë”.

Ai u ka bërë thirrje shteteve evropiane të “shpenzojnë më shumë në mbrojtje sepse çdokush respekton një aleat që është i përgatitur dhe i pajisur”.

Turmp ka insistuar vazhdimisht te vendet anëtare të NATO-s, të përmbushin qëllimin për rritjen e shpenzimeve për 2 përqind në mbrojtje deri më 2024.

Disa zyrtarë evropianë kanë shprehur shqetësim se udhëtimi i Trumpit në Evropë, i cili përfshin vizitën në Britani dhe samitin me presidentin rus, Vladimir Putin më 16 korrik në Helsinki mund t’i japë fund bashkësisë transatlantike.

Në pothuajse kohën e njëjtë kur ishte duke folur Tusk, presidenti amerikan u ka bërë thirrje vende të NATO-s të shpenzojnë më shumë për mbrojtje.

“Gati për t’u nisur në Evropë. Takimi i parë- NATO. SHBA-ja është duke shpenzuar disa herë më shumë se secili shtet në mënyrë që t’i mbrojë ata. Nuk është e drejtë për taksapaguesit amerikanë”, është shprehur Trump përmes një postimi në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat