Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u bëri thirrje luftëtarëve talibanë që të zhvillojnë bisedime për paqe me Qeverinë afgane.
Ai i bëri këto komente në Kabul, ku bëri një vizitë të paparalajmëruar më herët.
Rreth 14,000 trupa amerikane ndodhen aktualisht në Afganistan, në kuadër të një misioni që udhëhiqet nga NATO-ja.
Ata kryesisht janë të angazhuar në operacione antiterroriste, që kanë në shënjestër militantët e grupit Shteti Islamik dhe të Al Kaidës.
Kjo është shenjë e përkushtimit të Amerikës, tha Pompeo në një konferencë për media me presidentin afgan, Ashraf Ghani.
"Strategjia u dërgon mesazh të qartë talibanëve se ata nuk mund të na nxjerrin jashtë", tha Pompeo.
Ai përsëriti se Uashingtoni është i gatshëm të marrë pjesë në bisedime të drejtpërdrejta me talibanët, por tha se procesi i paqes duhet të udhëhiqet nga Qeveria në Kabul.
"Roli amerikan do të ishte i rëndësishëm, por ne nuk mund t'i udhëheqim bisedimet", tha Pompeo.