Përhapen zjarret, shpallet gjendje emergjente në Kaliforni

Amerika

Përhapen zjarret, shpallet gjendje emergjente në Kaliforni

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 23:56
Zjarri

Zyrtarët e qarkut të Santa Barbara që gjendet në jug të Kalifornisë, kanë deklaruar sot gjendje emergjente për shkak të zjarreve.

Zjarri është duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta.

Autoritetet lokale kanë kërkuar nga 3200 banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Zjarri ka shpërthyer të premten, ndërsa deri më tani është konfirmuar vdekja e një personi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat