Zgjidhja për kufirin me Meksikën, Trump shpreson te presidenti i ri

Amerika

Zgjidhja për kufirin me Meksikën, Trump shpreson te presidenti i ri

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 07:58
Andres Manuel Lopez Obrador

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha të hënën se ai kishte folur me presidentin e zgjedhur meksikan Andres Manuel Lopez Obrador lidhur me sigurinë e kufirit dhe besonte se udhëheqësi i ri meksikan do të ndihmonte Shtetet e Bashkuara me çështjen e saj kufitare.

Trump, duke folur me gazetarët gjatë një takimi me Kryeministrin holandez Mark Rutte, tha se ai dhe Lopez Obrador gjithashtu diskutuan Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut dhe një marrëveshje të mundshme tregtare ndërmjet Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.

Andres Manuel Lopez Obrador është zgjedhur president i Meksikës dhe do të marr zyrtarisht detyrën më 1 Dhjetor të këtij viti, për të pasuar në këtë post Enrique Peña Nieto.

Ky i fundit është përfshirë vazhdimisht në polemika me Donald Trump, ndërsa përplasja më e fortë e të dyve ka qenë për murin që presidenti amerikan dëshiron të ndërtojë në kufi me Meksikën, por që kjo e fundit ka refuzuar të kontribuojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat