SHBA, Gjykata e Lartë urdhër për të gjurmuar të dhënat në telefon

Amerika

SHBA, Gjykata e Lartë urdhër për të gjurmuar të dhënat në telefon

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 07:16
SHBA

Në një vendim që shihet si një fitore për avokatët e privatësisë dixhitale, Gjykata e Lartë amerikane vendosi të premten, se të dhënat në celular që tregojnë vendndodhjen, të përdorura në hetimet penale, nuk mund të merren pa urdhër nga gjykata.

Në një votim 5 pro dhe 4 kundër, gjyqtarët vendosën se është i nevojshëm një urdhër gjykate, për të pasur qasje në të dhënat që kompanitë e telefonave disponojnë rreth vendndodhjes dhe lëvizjes së përdoruesve të telefonave celularë.

Këto të dhëna, përdoren në mënyrë rutinë në hetimet penale.

Çështja në fjalë kishte të bënte me atë, nëse të dhënat mbrohen sipas amendamentit të katërt të kushtetutës amerikane, që i mbron qytetarët nga “kërkimi dhe nga konfiskime të paarsyeshme”.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Roberts, që formuloi mendimin e shumicës, tha se përvetësimi i “të dhënave të celularit mbi vendndodhjen e përdoruesit binte në kundërshtim me Amendamentin të Katërt”.

“Amendamenti i katërt mbron jo vetëm interesat e pronës, por edhe disa prishtmëri të caktuara mbi privatësisë”, shkruante ai.

Mendimit të zotit Roberts iu bashkuan edhe katër gjykatës liberalë të Gjykatës së Lartë. Ndërsa katër gjyqtarë të tjerë konservatorë e kundërshtuan atë.

Rasti, i njohur si “Carpenter kundër Shteteve të Bashkuara|, u soll në gjykatë nga një person me emrin Timothy Carpenter. Ai ishte në krye të një serie plaçkitjesh të dyqaneve të telefonave celularë në Ohajo dhe Miçigan mes viteve 2010 dhe 2011.

Pas arrestimit të zotit Carpenter dhe bashkëpunëtorëve të tij, Byroja Federale e Hetimeve (FBI) kërkoi dhe mori të dhëna nga një kompani celulare që tregonin vendodhjen e tij për disa muaj. Të dhënat përfshinin 12,898 pika vendndodhjeje dhe lëvizjet e tij në 127 ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat