Trump kërcënon me taksa shtesë për automjetet e importuara nga BE-ja

Amerika

Trump kërcënon me taksa shtesë për automjetet e importuara nga BE-ja

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 19:20
Donald Trump

Donald Trump kërcënoi sot se do të vendosë një taksë doganore prej 20% mbi veturat e importuara në SHBA nga Bashkimi Evropian, pas hyrjes në fuqi të të drejtave doganore shtesë në Evropë për dhjetëra produkte amerikane.

“Nëse taksat doganore të vendosura prej shumë kohësh ndaj SHBA-së, sipërmarrjeve të saj dhe punonjësve të saj nga Bashkimi Evropian, nuk do të hiqen menjëherë, ne do të vendosim taksa prej 20% mbi të gjitha automjetet që vijnë në SHBA”, shkruan në “Twitter” presidenti amerikan. 

“Ndërtojini ato këtu!”, thekson ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat