Vrasja e reperit në SHBA, policia vë në pranga një të dyshuar si autor

Amerika

Vrasja e reperit në SHBA, policia vë në pranga një të dyshuar si autor

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 19:23

Policia ka arrestuar një person në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili akuzohet për vrasjen e reperit të njohur XXXTentacion pak ditë më parë.

I dyshuari është Dedrick D Williams, 22 vjeç. Reperi 20 vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Jahseh Onfroy në jug të Floridës ditën e hënë.Mësohet se reperi po dilte nga një koncesionar motorësh kur dy persona të armatosur iu afruan dhe njëri prej tyre e qëlloi.

Të dyshuarit, të cilët mendohet se kërkonin ta grabisnin, u larguan me një SUV me ngjyrë të errët. 20-vjeçari ishte një artist që gjithmonë u rrethua nga polemika gjatë karrierës së tij të shkurtër dhe aktualisht po përballej me akuza për dhunë në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat