Zbulohet personi që i vodhi të dhënat CIA-s

Amerika

Zbulohet personi që i vodhi të dhënat CIA-s

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 17:59
CIA

Është ngritur akuzë kundër ish-inxhinierit kompjuterik të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) Joshua Schulte (29) për rrjedhje të informacioneve.

Ai akuzohet se qëndron prapa rrjedhjes më të madhe të informacionit në historinë e CIA-s.

Schulte ishte akuzuar për përdorimin e faqes së Wikileaks për të parë mjetet e piraterisë së qeverisë amerikane të publikuara në mars 2017, tha Departamenti i Drejtësisë i SHBA.

Përpara gjykatës federale të Nju Jorkut, Schult u akuzua më parë për posedim të pornografisë së fëmijëve, por tani po zgjerohet për të mbledhur në mënyrë të paligjshme informacione konfidenciale, duke dëmtuar kompjuterët e CIA-s, duke gënjyer hetuesit, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat