Banorët filmojnë sasinë e madhe të llavës së vullkanit në Havai duke u derdhur në oqean

Amerika

Banorët filmojnë sasinë e madhe të llavës së vullkanit në Havai duke u derdhur në oqean

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 07:53
Pamje nga video

Shumë kalimtarë rasti dhe banorë kanë filmuar sasinë e madhe të llavës duke u derdhur nga vullkani Kileauea në Havai, që tash e disa javë po i tmerron banorët.

Lëvizja e shpejtë e javës duke u derdhur është regjistruar edhe nga agjencia për mbrojtje civile, e cila ka paralajmëruar banorët se shpërthimet e vullkanit janë duke vazhduar

“Llava është duke u derdhur në oqeanin në gjirin Kapoho duke prodhuar një sasi të madhe të hirit. Një pjesë e madhe e vendit tashmë është mbuluar nga llava”, thuhet në njoftimin e Observatorit të Havait.

Si pasojë e derdhjes së llavës afro 500 shtëpi janë shkatërruar, kurse mijëra banorë janë strehuar në zona më të sigurta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat