Bolivi: Aksidenti me autobus lë 17 të vdekur dhe 30 të plagosur

Amerika

Bolivi: Aksidenti me autobus lë 17 të vdekur dhe 30 të plagosur

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 11:51
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bolivi.

Policia Boliviane ka raportuar për një aksident i cili ka ndodhur për shkak të shpejtësisë. Në autobusi ishin gjithsej 50 udhëtarë. Së paku janë 17 persona të cilët kanë vdekur dhe 30 të tjerë të lënduar, pasi që autobusi me të cilin po udhëtonin është përplasur me një shkëmb.

Nga të dhënat e para thuhej se ishin 12 të vdekur, por nga lëndimet serioze është rritur numri i të vdekurve.

Policia si dhe zjarrfikësit u kanë ndihmuar të lënduarave. Aksidentet automobilistike në Bolivi shkaktojnë me mijëra të vdekur në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat