SHBA: Rreth 2,000 të mitur ndahen nga prindërit

Amerika

SHBA: Rreth 2,000 të mitur ndahen nga prindërit

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Rreth 2,000 të mitur janë ndarë nga familjet e tzre në kufirin me Shtetet e Bashkuara, gjatë një periudhe gjashtë javore, sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Të dhënat tregojnë se 1,995 minorenë janë ndarë nga 1,940 të rritur nga 19 prilli deri m2 31 maj të këtij viti.

Ndarjet u bënë për arsye të ndryshme si, hyrje ilegale, thyerje të rregullave të emigrimit, si dhe krime të mundshme. Nën masa zero tolerante, ky vendim i marrë nga Prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions, ka bërë që zyrtarët e sigurisë shtetërore t’i shqyrtojnë hyrjet ilegale si hetime për krime.

Protokolli i SHBA-ve nuk lejon ndalimin e fëmijeve me prindërit e tyre sepse fëmijët nuk akuzohen për krim ndërsa prindërit e tyre po.

Derisa beteja në Kongres lidhur me këtë vendim po vazhdon, ky vendim ka hyrë në fuqi nga maji i këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat