Prokuroria e Nju Jorkut ngre padi dhe kërkon shkrirjen e Fondacionit Trump

Amerika

Prokuroria e Nju Jorkut ngre padi dhe kërkon shkrirjen e Fondacionit Trump

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 17:52
Presidenti amerikan, Donald Trump, vajza e tij Ivanka Trump dhe dy djemtë, Eric dhe Donald Trump Junior.

Prokurorja e Përgjithshëm e shtetit të Nju Jorkut ngriti padi të enjten ndaj Fondacionit Trump, përfshi Presidentin Donald Trump dhe tre fëmijët e tij, duke e akuzuar organizatën bamirëse se ka shërbyer si një bankë personale e zotit Trump për të paguar shpenzime që lidhen me bizneset e tij, me faturat ligjore dhe fushatën elektorale.

Në padinë e paraqitur të enjten në mëngjes, Prokurorja e Përgjithshëm e Nju Jorkut, Barbara Underwood thekson se Fondacioni Trump ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë dhe nga afër, në shkelje të ligjeve, me ekipin e tij elektoral, gjatë fushatës presidenciale në vitin 2016.

Prokuroja kërkon shkrirjen e Fondacionit Trump. Sipas akt-padisë, pjesa e mbetur e fondeve të organizatës bamirëse, rreth 1 milion dollarë, t’i shpërndahet organizatave të tjera dhe që zoti Trump të paguajë të paktën 2.8 milionë dollarë gjoba dhe dëmshpërblime.

Prokurorja Underwood kërkon gjithashtu që presidenti Trump të ndalohet që të drejtojë ndonjë organizatë tjetër jo-fitimprurëse në Nju Jork për 10 vjet./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat