SHBA nuk do të pranojë më azil viktima të dhunës në familje

Amerika

SHBA nuk do të pranojë më azil viktima të dhunës në familje

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 09:27
Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions,.

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, vendosi që viktimat e abuzimit në familje dhe të dhunës së bandave të mos kualifikohen më për azil në SHBA.

Vendimi i Sessions e shfuqizon një vendim të vitit 2016 që i ka dhënë azil një gruaje nga El Salvadori, e cila është përdhunuar dhe abuzuar nga bashkëshorti.

"Pretendimet nga të huajt, që kanë të bëjnë me dhunën në familje ose dhunën e bandave, të kryer nga aktorë joqeveritarë, nuk do të kualifikohen për azil," shkroi Sessions në vendimin e tij.

Aktivistët thonë se masa do të ndikojë në dhjetëra mijëra aplikime për azil.

"Kthimi i shpinës ndaj viktimave të dhunës në familje dhe dëbimi i tyre në rrezik nuk do të duhej të ishin trashëgimi e asnjë administrate", tha Beth Werlin nga Këshilli Amerikan i Imigracionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat