Dezertoi nga forcat ajrore amerikane, gjendet pas 35 vjetësh

Amerika

Dezertoi nga forcat ajrore amerikane, gjendet pas 35 vjetësh

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 13:16
William Howard Hughes

Një njeri që kishte dezertuar nga Forcat Ajrore të SHBA-së në korrik të vitit 1983 është gjetur në Kaliforni, ka bërë të ditur ushtria amerikane.

Kapiteni William Howard Hughes, që ka kryer spastrim parash, ishte parë për duke tërhequr 28 mijë e 500 dollarë nga akontet e tij bankare në 11 lokacione të ndryshme në New Mexico.

Ai ka pohuar se ishte në depresion për shkak se gjendej në forca ajrore, kështuqë u largua dhe krijoi tjetër identitet. Ngjarja u kuptua kur burri që thoshte se quhej Barry O’Beirne ishte intervistuar nga policia për shkak të mashtrimit me pasaportë, mirëpo më vonë për shkak të mospërputhjeve, ai pranoi se emri i vërtetë ishte William Hoëard, raporton BBC.

Në kohën e dezertimit ai sapo ishte kthyer nga Norvegjia, ku ishte punuar me forcat e NATO-s. Për shkak të qasjes së tij në informata të rëndësisë së lartë ai ishte raportuar person në arrati, dhe ishte në mesin e shtatë njerëzve më të kërkuar të forcave ajore amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat