Situatë tensionuese para nisjes së samitit të G7-ës në Kuebek - Bota Sot
Situatë tensionuese para nisjes së samitit të G7-ës në Kuebek

Amerika

E enjte, 16 gusht 2018

Situatë tensionuese para nisjes së samitit të G7-ës në Kuebek

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 11:05
Ilustrim

Liderët e grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) do të takohen sot në Kanada, në atë që mund të cilësohet në mesin e samiteve më acaruese në disa vjet.

Pak para takimit, lideri francez dhe ai kanadez janë përplasur me presidentin amerikan, Donald Trump lidhur me tarifat tregtare, të cilat pritet të mbizotërojnë agjendën e këtij samiti.

Trump që pritet të jetë i fundit që do të arrijë dhe i pari që do të largohet nga samiti, ka vendosur tarifa në importet e çelikut dhe alumnimit, të cilat kanë nxitur deklarata për hakmarrje nga partnerët tregtarë.

Në mesin e temave të tjera tensionuese janë edhe marrëveshja bërthamore me Iranin dhe ndryshimet klimatike.

Samiti i G7-ës, në të cilin gjenden Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Japonia dhe Gjermania, do të fillojë të premten në Kuebek.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test