Emigrantët pa dokumenta, gjykatësi federal vendos kundër administratës - Bota Sot
Emigrantët pa dokumenta, gjykatësi federal vendos kundër administratës

Amerika

E shtunë, 23 qershor 2018

Emigrantët pa dokumenta, gjykatësi federal vendos kundër administratës

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 19:24
Gjykatësi Baylson.

Administrata Trump është përpjekur të ndalojë fondet federale për qytetin Filadelfia, për shkak të mënyrës se si veprohet në këtë qytet me emigrantët pa dokumenta. Për këtë çështje, një gjykatës federal vendosi në favor të qytetit Filadelfia.

Qyteti i Filadelfias pati rënë dakort të dorëzonte emigrantët pa dokumenta tek zyrtarët e agjensisë së emigracionit, vetëm nëse do të paraqisnin një urdhër të firmosur nga një gjykatës.

“Ndihemi sigurisht të përmbushur me vendimin e Gjykatësit Baylson. Është një vendim që ia ndalon Shtëpisë së Bardhë që të detyrojë Filadelfian të ndryshojë politikat. Është një vendim që duhet t’ja bëjë të qartë Kryeprokurorit Sessions se nuk mund të përdorë fondet federale për presione politike”, u shpreh Jim Kenney, kryetari i bashkisë së Filadelfias.

Zoti Sessions është zotuar të përdorë fondet federale që të detyrojë autoritetet e qyteteve amerikane të bashkëpunojnë me autoritetet federale të emigracionit.

Qyteti i Filadelfias pati refuzuar kërkesat e Uashingtonit për qasje të pakufizuar tek emigrantët e burgosur, për të njoftuar datat e lirimit të tyre, si dhe për të hequr rregullat që ndalojnë deklarimin e statusit të emigracionit të çdokujt./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test