Trump pret Aben para samitit me Korenë e Veriut - Bota Sot
Trump pret Aben para samitit me Korenë e Veriut

Amerika

E mërkurë, 20 qershor 2018

Trump pret Aben para samitit me Korenë e Veriut

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 10:27
Donald Trump dhe Shinzo Abe

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, do të takojë sot në Uashington presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Takimi vjen pak ditë para samitit SHBA-Kore e Veriut, i planifikuar të mbahet javën e ardhshme në Singapor.

Ndryshe nga udhëheqësit e Koresë së Jugut, Kinës dhe SHBA-së, Abe nuk planifikon takim me liderin verikorean, Kim Jong Un.

Dy vendet janë armike me dekada.

Abe pritet të kërkojë nga Trump që të ngrejë çështjen e japonezëve të rrëmbyer nga Koreja e Veriut.

Japonia thotë se Koreja e Veriut ka rrëmbyer së pkau 17 shtetas të saj në vitet 1970 dhe 1980 për t'iu mësuar gjuhën dhe zakonet agjentëve të saj.

Abe po ashtu pritet të kërkojë nga Trump që të përjashtojë Japoninë nga tarifat mbi importet e çelikut dhe aluminit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test