Rreth 200 persona të zhdukur pas shpërthimit të vullkanit në Guatemalë - Bota Sot
Rreth 200 persona të zhdukur pas shpërthimit të vullkanit në Guatemalë

Amerika

E mërkurë, 20 qershor 2018

Rreth 200 persona të zhdukur pas shpërthimit të vullkanit në Guatemalë

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 08:04
Ushtarët duke ruajtur zonat e prekura nga Vullkani Fuego.

Të paktën 192 persona janë zhdukur derisa 77 të tjerë janë të vdekur si pasojë e shpërthimit të Vullkanit Fuego në Guatemalë, kanë njoftuar zyrtarët.

Fshatërat në zona më të larta të malit janë djegur nga hiri vullkanik dhe llava.

Ekipeve të shpëtimit u është ndalur procesi i punës, pasi të martën vullkani ka shpërthyer sërish duke nxjerr gaz të nxehtë.

Më shumë se 1.7 milion persona janë prekur nga shpërthimi i vullkanit që ka nisur ditën e diel, derisa më shumë se 3,000 persona janë evakuuar.

Shpërthimi i së martës ka qenë i befasishëm pasi ekspertë për vullkane, kanë thënë se Fuego është në përfundim e sipër të aktivitetit të tij.

Udhëheqësi i Institutit Kombëtar për Sizmiologji, Edyy Sanchez, ka parashikuar se “nuk do të ketë shpërthim në ditët në vijim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test