Shefi i Starbucks-it lë firmën pas 36 vjetësh - Bota Sot
Shefi i Starbucks-it lë firmën pas 36 vjetësh

Amerika

E martë, 14 gusht 2018

Shefi i Starbucks-it lë firmën pas 36 vjetësh

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 09:30
Howard Schultz

Biznesmeni amerikan, Howard Schultz, udhëheqës ekzekutiv i zinxhirit të dyqaneve të kafesë Starbucks, do ta largohet nga kompania pas gati katër dekadash.

Schultz tha se do të japë dorëheqjen më 26 qershor.

Ky veprim ka nxitur pyetje rreth ambicieve të tij politike.

Në një intervistë për gazetën New York Ties, Schultz nuk e përjashtoi kandidimin për president.

"Një nga gjërat që dua të bëj në kapitullin tim të ardhshëm është të kuptoj nëse ka një rol për mua", tha ai.

Schultz, 64 vjeç, ka nisur të punojë për Starbucks qysh në vitin 1982, si drejtor i operacioneve dhe marketingut.

Ai e ka udhëhequr bordin e kompanisë qysh më 1985.

Gjatë punës së tij në kompani, Starbucks është rritur nga 11 dyqane në më shumë se 28,000 në gjithë botën, ndërsa çmimi i aksioneve është rritur për 21,000 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test