Arrin në 62 numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit

Amerika

Arrin në 62 numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 22:30
Shpërthimi i vullkanit

(E plotësuar) - Numri i qytetarëve që kanë humbur jetën nga shpërthimi i vullkanit Fuego në Guatemalë, është rritur në 62, njoftoi mbrojtja civile e vendit.

Siç njoftojnë autoritetet lokale, deri tani janë identifikuar trupat e janë identifikuar trupat e 13 viktimave.

Më parë ishe njoftuar se 33 persona kanë vdekur dhe 46 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të mbrëmshëm të vullkanit aktiv në Guatemala.

Shpërthimi i vullkanit, me një lartësi prej 3763 metrash dhe që ndodhet 35 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Guatemalës, shkaktoi gjithashtu evakuimin e më shumë se 4500 personave.

Aeroporti ndërkombëtar “Ciudad de Guatemala” u mbyll përkohësisht për shkak të sasive të mëdha të hirit vullkanit.

”Personeli i aeroportit dhe i ushtrisë u angazhua për pastrimin e pistave për të mundësuar vijimin e fluturimeve”, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil.

Image

33 të vdekur nga shpërthimi i vullkanit

Të paktën 33 persona kanë vdekur dhe 46 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një vullkani aktiv në Guatemala, njoftoi sot mbrojtja civile e vendit.

Shpërthimi i këtij vullkani, me një lartësi prej 3763 metrash dhe që ndodhet 35 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Guatemalës, shkaktoi gjithashtu evakuimin e më shumë se 4500 personave, njoftuan autoritetet, ku një bilanc i mëparshëm fliste për 25 të vdekur dhe 46 të plagosur, shkruan ATSH.

Aeroporti ndërkombëtar “Ciudad de Guatemala” u mbyll përkohësisht për shkak të sasive të mëdha të hirit vullkanit.

”Personeli i aeroportit dhe i ushtrisë u angazhua për pastrimin e pistave për të mundësuar vijimin e fluturimeve”, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil.

Shpërthimi përfshiu kryesisht komunat rurale në afërsi të vullkanit dhe ish-qytetit kolonial të Antiguas, zona më e rëndësishme turistike e Guatemalas. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat