25 të vdekur nga shpërthimi i vullkanit në Guatemala

Amerika

25 të vdekur nga shpërthimi i vullkanit në Guatemala

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 07:56
Vullkani në Guatemala

25 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të lënduar pasi vullkani Fuego ka shpërthyer në Guatemala.

Vullkani rreth 40 kilometra në jug-perëndim të kryeqytetit Guantemala, ka lënë prapa tij pluhur të madh, gurë, dhe tym të zi.

Agjencia për menaxhimin e krizave ka thënë se një pjesë e llavës ka prekur një fshat, duke shkatërruar shtëpi, brenda së cilave kishte edhe njerëz, raporton BBC. Edhe aeroporti është mbyllur për shkak të pluhurit.

Në vend është shpallur gjendje emergjente për shpërthimin më të madh që prej vitit 1974.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat