Ul avionin në rrugë, pilotja merr vlerësime maksimale

Amerika

Ul avionin në rrugë, pilotja merr vlerësime maksimale

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 09:50
Avioni

Një ulje emergjence përfundoi pa viktima falë mjeshtërisë së gruas që e pilotonte. Avioni i vogël tip “Cesna” u fik në ajër dhe pilotes s’i mbeti gjë tjetër veçse ta ulte në hapësirën poshtë tij dhe që ishte rruga e makinave.

Ajo bëri një punë fantastike thuhet në komunikatën e policisë Huntington Beach në Los Angeles. Gruaja jo vetëm shpëtoi ata që ishin në tokë nga ndonjë impakt i mundshëm, por arriti që edhe aeroplanin ta ulë pa e dëmtuar.

Ngjarja bëri bujë në mediat lokale, por edhe ato botërore, ndërsa u vlerësua shumë qetësia dhe saktësia në manovrim e pilotes femër.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat