Trump kërkon ekzaminim nëse FBI ka vëzhguar fushatën e tij

Amerika

Trump kërkon ekzaminim nëse FBI ka vëzhguar fushatën e tij

Më: 20 maj 2018 Në ora: 20:57
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se nesër do të kërkojë nga Ministria e Drejtësisë që të shqyrtojë nëse FBI apo ministria e vëzhguan fushatën e tij presidenciale për qëllime politike dhe nëse kishte ndonjë kërkesë nga administrata e paraardhësit të tij, Barack Obama.

“Kërkoj dhe këtë do ta bëj nesër dhe zyrtarisht, që Ministria e Drejtësisë të shqyrtojë nëse FBI ose Ministria e Drejtësisë infiltruan apo spiunuan kampanjën e Trump për qëllime politike dhe nëse ndonjë  kërkesë e tillë erdhi nga njerëzit e administratës Obama", shkruan Trump në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat