Trump ndërpret financimet për klinikat që praktikojnë abortin

Amerika

Trump ndërpret financimet për klinikat që praktikojnë abortin

Më: 19 maj 2018 Në ora: 19:17
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, firmosi vendimin sipas të cilit u ndalohet menjëherë financimi klinikave amerikane të cilat praktikojnë abortin.

Gjashtë muaj para zgjedhjeve të mes mandatit, Presidenti amerikan, Donald Trump, përpiqet të bëjë për vete konservatorët duke i mbështetur në luftën kundër abortit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka firmosur vendimin që i lejon shteteve amerikane që të mos japin më para nga buxheti federal për klinikat në vend që praktikojnë abortin.

Por dhe për ato klinika që japin këshilla për pacientet që dëshirojnë të ndërpresin shtatzëninë.

Ligji i ri është menduar për të rrëzuar prindërimin e programuar, një organizatë klinikash jo fitimprurëse që u ofron grave shumë shërbime shëndetësore, mes të cilave dhe abortin. Struktura në fjalë, në 7 Maj kundërshtoi ligjin e hyrë në fuqi në Ajoua, sipas të cilit është e ndaluar të ndërpritet shtatzënia pas gjashtë javësh, pra në momentin që dëgjohet rrahja e zemrës së fetusit.

Vendimi i marrë nga Presidenti amerikan anulon ligjin e mbështetur nga paraardhësi i tij Barack Obama, i cili i ndalonte shteteve që të mos shpërndanin paratë që duhej t’u jepeshin këtyre strukturave. Gjithashtu mund të quhet dhe një rikthim i politikës së Ronald Reagan të 1988-s – e rrëzuar më pas nga Bill Clinton në ’94’n, sipas së cilës, paratë e destinuara për abortin shkonin për planifikimin familjar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat