SHBA, anketa: Interesi për çështjen e kontrollit të armëve shënon rënie

Amerika

SHBA, anketa: Interesi për çështjen e kontrollit të armëve shënon rënie

Më: 18 maj 2018 Në ora: 21:21
SHBA

Rezultatet e një ankete të kohëve të fundit nga organizata Gallup tregojnë se numri i amerikanëve që mendojnë se kontrolli i armëve është çështja më e rëndësishme ka shënuar një rënie rekord nga 13 për qind në gjashtë për qind në vetëm një muaj.

Tani, më shumë amerikanë mendojnë se pakënaqësia me qeverinë (23 për qind), imigracioni (11 për qind) dhe marrëdhëniet racore (shtatë për qind) janë çështje më të rëndësishme se kontrolli i armëve.

Gallup vuri në dukje se interesi për çështjen e kontrollit të armëve u shtua pas incidenteve me armë, por "efektet e kësaj prirjeje kanë qenë zakonisht të përkohshme". Megjithatë, organizata që merret me anketat tha se interesi për temën e kontrollit të armëve mbetet "në nivel të lartë në bazë të standarteve historike", duke shtuar se që nga viti 2001, mesatarisht, nga një për qind në mesin e amerikanëve të cilët e konsiderojnë këtë si problem kryesor të Shteteve të Bashkuara.

Gallup për këtë anketë kontaktoi 1,015 të rritur, të moshës 18 vjeç e lart, në të gjithë 50 shtetet amerikane dhe në kryeqytetin e vendit Uashington, në mes datës dy dhe njëmbëdhjetë prill. Margjina e gabimit për anketën është plus ose minus katër për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat