Të paktën 11 të vdekur dhe 28 të plagosur pas një revolte në burg

Amerika

Të paktën 11 të vdekur dhe 28 të plagosur pas një revolte në burg

Më: 18 maj 2018 Në ora: 20:23
ilustrim

Të paktën 11 persona humbën jetën, ndërsa 28 të tjerë mbetën të plagosur gjatë një revolte në një burg në veri të Venezuelës, njoftoi sot OJQ-ja në mbrojtje të të burgosurve ”Një dritare për lirinë’.

”U regjistrua një revoltë me të paktën 11 të vdekur dhe 28 të plagosur”, u shpreh për median Carlos Nieto, drejtor i kësaj OJQ-je.

Ky incident vjen dy ditë para zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet në krizë, ku presidenti  në ikje, Nicolas Maduro synon të rizgjidhet.

Ndërkohë, figura të opozitës venezueliane po organizojnë që prej mbrëmjes së të mërkurës në Karakas një revoltë paqësore për të kërkuar lirimin e të burgosurve.

”Ne kërkojmë lirimin e të gjithë të burgosurve politikë. Asnjë venezuelian nuk duhet të ndalohet për shkak të qëndrimit personal dhe aq më pak nëse përfiton një urdhër lirimi nga gjykata, këto ishin kërkesat e të burgosurve në një letër të hapur të publikuar në internet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat