Mbi 100 të vdekur dhe tre të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit në Havana

Amerika

Mbi 100 të vdekur dhe tre të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit në Havana

Më: 18 maj 2018 Në ora: 20:10
Pamje nga aksidenti

(E plotësuar) - Më shumë se 100 persona kanë vdekur pasi rrëzimit dhe më pas shpërthimit të aeroplanit Boeing 737, afër Aeroportit Ndërkombëtar në Havana, kanë raportuar mediat shtetërore.

Tre persona kanë shpëtuar mirëpo janë në gjendje kritike në spital, ka raportuar gazeta e Partisë Komuniste të Kubës, Granma.

Aeroplani është rrëzuar pak kohë pasi është nisur në ajër.

Në aeroplan ishin duke udhëtuar 104 pasagjerë dhe nëntë persona të ekuipazhit, kanë raportuar mediat lokale.

“Ka ndodhur një aksident fatkeq. Lajmet nuk janë shumë premtuese, duket se numri i viktimave është i madh” është cituar të ketë thënë presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel.

Televizioni shtetëror ka njoftuar se fluturimi ishte planifikuar brenda shtetit, nga qyteti Holgiun në një pjesë në lindje.

Ekipet e shpëtimit janë në vendin e incidentit.

Image

Tre të mbijetuar

Një zyrtar i paidentifikuar ushtarak kuban ka thënë se tre persona kanë mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit.

Sipas tij, jeta e tre të mbijetuarve është në rrezik. Ky është informacioni i parë që nga rrëzimi i aeroplanit

Një aeroplan i kompanisë ajrore kubane ”Cubana” u rrëzua sot pak kohë pas ngritjes në fluturim nga aeroporti ”Jose Marti” i Havanës.

Në aeroplan ishin 104 persona. Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të aeroplanit

***

Një avion “Boeing 737” i linjës kombëtare ajrore të Kubës, “Cubana de Aviacion”, me 104 vetë në bord, është rrëzuar vetëm pak pasi ishte ngritur në fluturim nga Aeroporti ndërkombëtar “Jose Marti” i Havanës, lajm që raportohet nga televizioni shtetëror kuban këtë të premte.

Fluturimi ajror ishte nisur drejt qytetit kuban, Holguin, por udhëtimi ka përfunduar me tragjedi, duke shkaktuar shumë të vdekur, deklaroi një burim i aeroportit për “CNN”, por pa dhënë detaje mbi numrin e viktima.

Një shtëllungë e madhe zjarri dhe reja e dendur e tymit që pasoi ishin të dukshme ngado përreth kryeqytetit kuban, sipas dëshmitarëve.

“Cubana de Aviacion”, linja ajrore kombëtare e Kubës, është dashur të lërë në tokë disa prej avionëve të saj më të vjetër si pasojë e problemeve të sigurisë, ndërsa shkaku i rrëzimit të kësaj të premteje nuk bëhet ende i ditur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat