Trump kundërshton Boltonin rreth Modelit të Libisë në K. Veriore

Amerika

Trump kundërshton Boltonin rreth Modelit të Libisë në K. Veriore

Më: 18 maj 2018 Në ora: 09:01
Presidenti amerikan, Donald Trump, foto nga arkivi.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë deklaratat e këshilltarit të tij për Siguri Kombëtare, John Bolton, duke thënë se i ashtuquajturi “Model i Libisë” nuk do të përdoret për denuklearizimin e Koresë Veriore.

Një deklaratë e tillë e Boltonit ka zemëruar Korenë Veriore, e cila ka kërcënuar se mund të tërhiqet nga samiti i planifikuar me Trumpin në muajin tjetër.

Trump ka thënë se ende mendon se samiti do të ndodhë.

Ai ka deklaruar se ai mendon që Kim Jong-un “do të jetë në shtetin e tij, do të vazhdojë të udhëheqë vendin e tij dhe territori i tij do të jetë i pasur”.

“Nëse shikoni Korenë Jugore, atëherë do të duhej të ishte modeli jugkorean në aspetin e industrisë së tyre. Ata janë shumë punëtorë, njerëz të jashtëzakonshëm”, ka thënë presidenti amerikan.

Më 2013, lideri i Libisë, Muamaar Gaddafi është pajtuar për të hequr dorë nga programi bërthamor në këmbim të lirimit nga sanksionet.

Disa vjet më vonë ai është vrarë nga rebelët e përkrahur nga Perëndimi, një krahasim që duket të ketë alarmuar liderin verikorean, Kim Jong Un.

Phenjani ka paralajmëruar të mërkurën se mund të mos marrë pjesë në samitin që është planifikuar të mbahet më 12 qershor në Singapor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat